Berisha për Krastën: Si dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së që të tremb të vërtetën - NACIONALE

Berisha për Krastën: Si dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së që të tremb të vërtetën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar në lidhje me intervistën boshe të Adi Krastës në RTK. Krasta që është zëvendësdrejtor i RTK-së, e që tha se nuk e sheh të arsyeshme ta dërgoj emrin e Rilind Gërvallës për shkarkim, tha edhe shumë gjëra të tjera të çuditshme.

Sipas Berishës, ai dukej si një dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së për të tremb të vërtetën. Berisha ka analizuar edhe fjalët e tij si “fotografia u bë para ose pas urinimit”, e përdorimin e fjalës “seksi” që në start të intervistës.

Sipas saj ai nuk ndihej reahat.

E plotë:

Si dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së!

- Adi Krasta tha se nuk është i sigurt se a është fotografuar me Dejona Mihalin para apo pas urinimit!

- Me rëndësi është që kjo 'gjë'

nuk ka ndodhur gjatë urinimit!

Para urinimit, Adi Krasta e përmendi seksin.

- Tha, 'unë s'di si ta bëj një

fjalë më seksi se kaq që e bëra'.

- S'di pse e seksualizoi bisedën, ndoshta për t'u bërë interesant, ndoshta se nuk ndjehej rehat, por e di se s'la gjë

pa injoruar, dhe pa minimizuar.

- E minimizonte rrezikimin e jetës së

gazetarëve të Nacionales e Periskopit nga RTK, nuk i ngutej, e vërteta le të pres....

E minimizonte bordin...minimizonte çdo gjë, sepse mendjen e kishte se si të

bëhej drejtor...njëqind herë iu referua vetes si zëvenës drejtor, nuk ngopej me titullim.

- Por, ndjehej i pasigurt dhe u shmangej pyetjeve (si formë manipulimi) sepse e ka kuptuar se shqiptarët e Kosovës nuk janë budallenjë siç ka kujtuar.

- Pasi që problemeve u dha ngjyrime seksuale dhe fiziologjike, Adi Krasta e quajti opozitën budallaqe e

Lumiri ka qëlluar budallai më i madh që e saboton RTK-në!

- Adi Krasta i kërkoi Albin Kurtit që urgjentisht të ndërhyjë në RTK dhe t'i detyrojë popullin fukara ta parapaguajnë televizionin që nuk e shikojnë.

- Sillej si një sarhosh që ka ardhur ta mësoj Albin Kurtin se çfarë është

RTK, të cilën ia shiste shumë shtrenjtë.

- Ai nuk i fliste popullit, por Albin Kurtit, prej të cilit kërkonte pare.

- Nga Albin Kurti kërkoi që shpejt t'ia ndërtoj edhe një pallat, e Albini s'është i zoti as një shtëpi për vete ta ndërtoj...

- Ne RTK, tha, jemi më të rëndësishmit në Kosovë.

Anipse askush s'i shikon, askush s'i lexon, jo që janë me pushtetin, por që s'janë interesant!

- Se, 'gazetari privat, tha, nuk e do Kosovën më shumë se gazetari shtetëror'!

- Sipas tij, në RTK kanë ndodhur gjëra monstruoze, por nuk tregonte kush është montstrumi.

- Fliste si lider i një sekti, që ua ndalon anëtarëve të sektit RTK t'ia zbulojnë popullit sekretet e veta!

- Askush s'ka të drejtë t'i dijë problemet tona të brendshme!

- Po, ish gëzuar shumë, që pos Dejona Mihailit ia ka mbërrirë ymri një ditë të flas edhe me Mimozën në një pompë benzine, ku politikanët ndalojnë për t'i mbushur veturat e tyre private me pare të

shtetit....

por nuk tregoi se a ka folur me Mimozën para apo pas urinimit.

- Ama Mimoza ka folur me Krastën, pasi që ka folur me Radojçiqin.

- Projekti më i madh i tij është festivali i këngës: që ky t'i lexoj titujt e këngëve dhe emrat e këngëtarëve e ata të

dalin në skenë të këndojnë.

P.S. Ama, është dashur të hesht derisa të bëhej drejtor, se Albin Kurtit i doli prej qejfi!

U duk si një dordolec i instaluar në oborrin e RTK-së që të tremb 'të vërtetën'!

Lajme të ngjashme