Berisha: PDK-ja është gati për koalicion me partitë opozitare - NACIONALE

Berisha: PDK-ja është gati për koalicion me partitë opozitare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidat i PDK-së për deputet, Hisen Berisha, ka folur në lidhje me problemet e shkaktuara në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Në një intervistë në Shqipëri, Berisha ka komentuar edhe mundësitë për koalicione qeverisëse.

Berisha ka theksuar se PDK-ja është gati për koalicion me partitë opozitare.

Ka një keqpërdorim të procesit zgjedhor. Kurti shënoi edhe një rënie me 100 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Partia Demokratike e Kosovës, ka shënuar rritje, edhe pse nuk ka dalë e para. PDK është gati për koalicion me partitë opozita për të formuar qeverinë. Dy kushte do të jenë me cilëndo që do jemi në koalicion, kryeministri do të jetë i Partisë Demokratike dhe se do të zbatohet programi i Partisë Demokratike” – tha Berisha, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme