Berisha: Pa u hequr barrikada e quajtur “Albin Kurti”, nuk largohen barrikadat në veri
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se barrikada kryesore në vend është kryeministri Albin Kurti.
Ai ka deklaruar se shefi i ekzekutivit e ka bllokuar Kosovën.
Sipas tij, pa u larguar Albin Kurti nuk mund të largohen barrikadat në veri të vendit.
“Pa u hequr barrikada e madhe që quhet “Albin Kurti” që e ka bllokuar shtetin e Kosovës, nuk munden me e hequr barrikadat të tjera që kan bllokuar 17% të territorit të Kosovës. Dy javë, një pjesë e territorit të vendit është jashtë kontrollit të institucioneve, në anën tjetër qytetari vazhdon të malltretohet me deklarata populliste të regjimit për sundim të ligjit dhe sovranitet të shtetit, ndërsa ne jemi dëshmitar të grupeve të armatosura në atë pjesë të vendit që dirigjohen nga Beogradi e Moska. Gjithqysh bëhet shteti, vetëm kështu JO!”, ka thënë Kurt.