Berisha: Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja - NACIONALE

Berisha: Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, nuk pret ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike parlamentare.

Para fillimit të seancës se sotme, ai ka thënë se partitë politike deri me tani i kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me ngërçin politik.

Ai ka shprehur besimin e tij se ngërçin mund ta zgjidh vetëm Gjykata Kushtetuese.

Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë pulitke janë deklaruar para takimit”, është shprehu Berisha.

Lajme të ngjashme