Berisha: Në çdo takim po dëshmohet mbështetja e fuqishme për PDK-në - NACIONALE

Berisha: Në çdo takim po dëshmohet mbështetja e fuqishme për PDK-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarët e Komunës së Drenasit.

Ajo ka bërë me dije se në çdo takim po konfirmohet mbështetja e fuqishme për PDK-në.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se besimi dhe entuziazmi në fitoren e PDK-së dhe të Bedri Hamzës më 9 shkurt vetëm po shtohet.

“Takimet me gratë në Komoran dhe Gllobar janë konfirmim se ato do ta mbështesin fuqishme PDK-në këto zgjedhje. Përkrahje të njëjtë morëm edhe nga familja e dëshmorit Fetah Kiqina dhe nga banorët e Terstenikut. Besimi dhe entuziazmi në fitoren e PDK-së dhe të Bedri Hamzës më 9 shkurt vetëm po shtohet”, ka shkruar Berisha.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme