Berisha: Kushtet e Albinit për takim me Vuçiqin, “ushqim” për analfabetët dhe trushpërlarët
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut në Bruksel.
Duke i komentuar kushtet e Kurtit për t`u takuar me presidentin serb, ai ka thënë se ato janë vetëm ushqim për militantët e VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se në të njëjtë mënyrë shefi i Qeverisë ka mashtruar edhe në të kaluarën.
“Tri kushtet e Albinit për me u taku me Vuçiqin janë “ushqim” për analfabetët dhe trushpërlarët e tij, pasi jemi në vitin zgjedhor. Me të njejtin “specialitet” i ka mashtru edhe në të kalumen, kur thonte “jo negociata vetëvendosje”, nuk takona me Serbinë pa kërku falje për gjenocidin që ka bër në Kosovë, po i kthy të pagjeturit e luftës, pa i pagu dëmet e luftës, katastërin pa kthy etj etj. I njejti mashtrues është, vetëm atëher ka rrejt për me ardhë në pushtet, ndërsa tash po rren për me mbajtë pushtetin”, ka shkruar Berisha.