Berisha: Kurti po dëshiron ta bëjë xhandarmërinë pas një rrahje ordinere
Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha ka thënë se ideja për krijimin e xhandarmërisë nga Qeveria në detyrë, erdhi pas një nervoze online.
Ai në Klan Kosova ka deklaruar se se Kosova ka mjaftueshëm formacione mbrojtëse.
“Tash ka dal kjo e reja, që dojnë me ba xhandarmërinë, domethënë me ba një formacion të ri ushtarako-policor i cili pretendohet me pas ndikim direkt politik. Nuk i përkon kjo traditës sonë dhe kemi ne formacione mbrojtëse sa të dush”, tha ai.
“Në fakt kjo është vetëm propagandë elektorale dhe kjo është bë në nervozë në momentin kur ndodhi një ekses, një rrahje ordinere. Por që s’ka nevojë me kriju formacione ushtarake-policore për me arrestu njerëz”, tha më tej Berisha.