Berisha i reagon Vuçiqit: Po luan me zjarrin, deklarata e tij është luftënxitëse - NACIONALE

Berisha i reagon Vuçiqit: Po luan me zjarrin, deklarata e tij është luftënxitëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, për futjen e ushtarëve serb në Kosovë.

Berisha ka thënë se Vuçiq po luan me zjarrin dhe thirrja tij është luftënxitëse.

Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin! Deklarimi i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse”, ka shkruar Berisha.

Berisha ka thënë se me këtë deklaratë, Vuçiqi de facto deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë.

E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan. Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë”, ka shkruar tutje Berisha.

Lajme të ngjashme