Berisha i LDK-së: Askush s`ka pasur dyshime se Kurti e ka pranuar Asociacionin - NACIONALE

Berisha i LDK-së: Askush s`ka pasur dyshime se Kurti e ka pranuar Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Asociacioni është brenda Planit të BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të gjithë politikanët dhe diplomatët serioz të Kosovë e kanë ditur se Kurti e ka pranuar Asociacionin.

Asnjë politikan e diplomat serioz i Kosovës nuk e ka pasur as dyshimin më të vogël se kryeministri Kurti moti e ka pranuar Asociacionin”, ka shkruar Berisha.

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë në një intervistë për RTK-në ka pranuar se në Planin e BE-së ekziston Asociacioni.

Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.” ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme