Berisha: Hajnat e qeverisë janë kapë me “pelë për dore” - NACIONALE

Berisha: Hajnat e qeverisë janë kapë me “pelë për dore”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Nismës, Zafir Berisha, është tallur me zyrtarët e VV-së që po i kontestojnë të gjeturat e raportit të DASh-it për korrupsionin në Kosovë.

Ai ka deklaruar se “hajnat e qeverisë” nuk e pranojnë se kanë vjedhur, ndonëse janë kapur me “pelë për dore”.

Hajnat e qeverisë aktuale edhe pse janë kapë me “pel” për dore në vepër ( duke vjedhën) përsëri nuk po e pranojnë! Vlonjatët e kanë një shprehje për hajnat: nuk është hajnë ai që bën hajni e kapet, por ai që bën hajni dhe nuk kapet. DASH nuk ja ka futën kotë në raportin e vetë, kur fletën për korrupcion seriozë në Kosovë, i ka kapën me milijona € duke vjedhën, kështu që thënja vlonjate nuk vlen, pavarësisht arsyetimeve nga eksponentët e regjimit sot në Kuvend”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme