Berisha: Fuqizimi i sektorit privat është prej prioriteteve kryesore të Bedri Hamzës
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet elektorale.
Derisa ka vizituar kompaninë “Al-Trade” në Drenas, ajo ka prezantuar programin e PDK-së për sektorin privat.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar mbështetja dhe fuqizimi i sektorit privat është prej prioriteteve kryesore të kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza.
“‘Al-Trade’ është shembull i suksesit jo vetëm në Komunën e Drenasit. Gjatë vizitës në këtë kompani, prezantova vizionin e PDK-së për sektorin privat. Mbështetja dhe fuqizimi i sektorit privat është prej prioriteteve kryesore kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza. Ne kemi plane konkrete për të ndihmuar sektorin privat”, ka shkruar Berisha.
(Pjesë speciale e marketingut)