Berisha: Fitorja e PDK-së më 9 shkurt është e pandalshme - NACIONALE

Berisha: Fitorja e PDK-së më 9 shkurt është e pandalshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar aktivitet elektorale.

Ajo është shprehur e bindur në fitoren e PDK-së më 9 shkurt.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar për aktivitetet që ka pasur gjatë ditës se sotme.

“Besimi në fitoren e PDK-së vetëm po rritet. Kjo u pa sot edhe në takimin e Shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Drenas, ku diskutuam për mbarëvajtjen e deritashme të fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet për tubimin përmbyllës, i cili do të mbahet më 8 shkurt në Prishtinë. Mbështetja e fuqishme për PDK-në u dëshmua edhe në takimin me gratë që patëm në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku prezantuam programin tonë, i cili ka për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Fitorja e PDK-së më 9 shkurt është e pandalshme”, ka shkruar Berisha.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme