Berisha falënderon bashkëvendësit për mbështetjen: Bashkë do të festojmë fitoren e madhe të PDK-së - NACIONALE

Berisha falënderon bashkëvendësit për mbështetjen: Bashkë do të festojmë fitoren e madhe të PDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputet e PDK-së, Aurora Berisha, e ka mbajtur takimin përmbyllës në fshatin Gllanasellë të Drenasit.

Ajo ka falënderuar bashkëvendësit e saj për mbështetjen që i kanë dhënë në fushatë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se mbështetja që ka marrë nga këta banorë ka pasur rendësi të jashtëzakonshme në këtë fushatë.

“Mbështetja nga banorët e Gllanasellës, njerëzit e fshatit tim, ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua gjatë kësaj fushate. Me një shpresë të madhe dhe energji të mirë e mbajta takimin përmbyllës të fushatës me njerëzit e mi. Faleminderit nga zemra për mbështetjen, besimin dhe forcën që me keni dhënë gjatë fushatës. Bashkë do të festojmë fitoren e madhe të PDK-së”, ka shkruar Berisha.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme