Berisha e quan Ramën faqezi: Jep dorëheqjen, nuk të shpëton asgjë - NACIONALE

Berisha e quan Ramën faqezi: Jep dorëheqjen, nuk të shpëton asgjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Para mijëra protestuesve shqiptarë, Berisha ka thënë se Edi Rama ka nxirë imazhin e Shqipërisë.

Duke përmendur çështjen “MCGonigal”, ai ka thënë se Rama duhet të jep llogari për çdo veprim të tij.

Revolucioni është të themi të vërtetat. Nis sot revolucioni, më 11 shkurt, që të mbrojmë të vërteta, por jo vetëm t’i mbrojmë, por të bëjmë çdo sakrificë që ata të triumfojnë. Rroftë fitorja. Edi Rama është kthyer në shpresë-vrasësin më të madh në Evropës dhe një ndër tre shpresë-vrarësit më të mëdhenj në botë. Edi Rama është i vetmi kryeministër, i cili përmendet 14 herë në aktpadinë e çështje, ai i cili korrupton njërin nga kundër-zbuluesit zbuluesit më të fuqishëm më të madh të planetit”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, Rama nuk është legjitim si kryeministër i Shqipërisë.

Sot Shqipëria bën lajmin në botë, sepse narkokryeministri i saj pa atdhe, pa flamur, sikur të ishte Lukashenko i Bjellorusisë kurrupton shefin e inteligjencës amerikane. Kombi nuk ka patur një faqezi të dytë. Jep dorëheqjen, largohu! Edi Rama nuk është legjitim, ai nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërie, atë nuk e shpëton asgjë, asnjë marrëveshje, jep dorëheqjen dhe largohu”, është shprehur Berisha.

Lajme të ngjashme