Berisha: Barazimi i luftës për liri me luftën okupuese është tendencë me e trazu rajonin - NACIONALE

Berisha: Barazimi i luftës për liri me luftën okupuese është tendencë me e trazu rajonin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se barazimi i luftës për liri të Kosovës me luftën okupuese është tendencë me e trazu përsëri rajonin e Ballkanit.

Ai ka bëre me dije se këtë tendencë dikush po e përkrah me vetëdije.

Në një status të gjatë në profilin e tij në “Facebook”, Berisha është munduar të tregoi se kush ka ndikuar në shpëlarjen e trurit të një pjese të qytetarëve në raport me UÇK-së.

Në këtë drejtim, ai ka fajësuar media, duke thënë se disa nga to menaxhohen nga individë, të cilët direkt apo indirekt kanë qenë shërbëtor të aparatit të dhunshëm shtetëror të Serbisë.

“Tendenca për me barazu luftën për liri me luftën okupuse është tendencë për me len rajonin e trazuar dhe gjurmë për me u përsërit historia në emër të “pajtimit”!!! Dikush i financuar e me vetëdije, mision dhe qëllim, si dhe një pjesë e madhe pa vetëdije po qojnë ujë në mullirin e Serbisë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme