Beqa i PDK-së në Dardani të Prishtinës: Të organizuar si kurrë më parë, për Hamzën kryeministër - NACIONALE

Beqa i PDK-së në Dardani të Prishtinës: Të organizuar si kurrë më parë, për Hamzën kryeministër

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Hajdar Beqa, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur tubim me mbështetës dhe qytetarë në lagjen Dardani në Prishtinë.

Beqa tha se organizimi është “si kurrë më parë” që Bedri Hamza të jetë kryetari i ardhshëm i qeverisë së Kosovës.

Postimi i Beqës:

Takim madhështor me mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës në lagjen Dardania në Prishtinë.

Energjia, bashkimi dhe entuziazmi i jashtëzakonshëm i të rinjve treguan se ndryshimi ka nisur.

Të organizuar si kurrë më parë, me besim dhe vendosmëri, drejt fitores së madhe të PDK-së, me Bedri Hamzën kryeministër.

E ardhmja po vjen fuqishëm.

Lajme të ngjashme