Belind Këlliçi: Rama duhet t’i rrijë gatitu shqiptarëve, jo e kundërta
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka kritikuar Qeverinë Rama në protestën e sotme të opozitës.
Në adresimin e tij para protestuësve, ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
“Kryeministri duhet t’i rrijë gatitu shqiptarëve dhe jo e kundërta. Kryebashkiaku duhet t’i rrijë pronto qytetarëve, sepse ata kanë në duar instrumentin e votës dhe mund ta heqin kur të duan. Të dy së bashku, Edi Rama dhe zari i tij, e kanë drejtuar Tiranën për 19 vjet. Kjo që shihni vërdallë është produkti i tyre”, thënë ai.
Këllçi ka falënderuar të gjithë qytetarët që i janë bashkuar protestës.