Bekim Qoku emërohet këshilltar i kryeministrit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar edhe një këshilltar të ri.
Zyra e Kryeministrit ka njohur se këshilltari i ri është Bekim Qokun.
Sipas njoftimit, Qoku do të jetë këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar z.Bekim Qokun, Këshilltar të Jashtëm Politik të Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.