Bekë Berisha ironizon me deputetin e VV-së: Dejona Mihali mos ma nguc Enverin - NACIONALE

Bekë Berisha ironizon me deputetin e VV-së: Dejona Mihali mos ma nguc Enverin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha të martën ka pasur një porosi të veçantë për Dejona Mihalin, anëtare e VV-së.

Ai pas një debati në Komision ka thënë se, për shkak se ne media është raportuar se ajo ka ndikim te deputetët e kësja partie, që mos ta “nguc Enverin se është pa qef”.

“Dëgjon Dejona në koftë duke na shikuar, Enveri të mbrojti, mos ma nguc kur të vije aty, mos ma nguc Enverin sidomos që është pa qef”, tha Berisha.

Deri te kjo situatë erdhi kur Berisha e ka pyetur Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, se a po ndikohet nga pushteti, duke e përmendur Dejona Mihalin.

Lajme të ngjashme