Behrami: Mbi 20 vjet përpjekje për t’i integruar serbët, Kurti t’i hedhë poshtë për populizëm - NACIONALE

Behrami: Mbi 20 vjet përpjekje për t’i integruar serbët, Kurti t’i hedhë poshtë për populizëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka komentuar zhvillimet e fundit, në veri të vendit, pasi Lista Serbe, ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas Behramit, krejt ajo përiudhë 20 vjeçare, për të cilën janë përpjekur institucionet e Kosovës, Kurti i ka hedhur poshtë, për parulla populiste

Shkrimi i Behramit:

Qe qysh integrohet veriu:

Mbi 20 vjet përpjekje për t’i integruar serbët në institucionet e Republikës së Kosovës, Albin Kurti t’i hedh poshtë për parulla populiste.

Mosbesimin ndaj Amerikës e shndërron me ose pa vetëdije në platformë politike të kriminelit Vuçiq!

E Sfeqla që i godiste me tulla në kokë policët e Kosovë le të shkon në veri për t’i marrë jo uniformat, por armatimin e ish-policisë së Kosovës!

Tash serbët e konvertuar nga Kurti në mercenarë të Vuçiqit do të luftojnë shtetin me armë të buxhetit të Kosovës!

Këtë njeri duhet me ndal! Ky ka me na marrë në qafë!

Sfondi i krizës

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit.

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të suspenduar Nenad Gjuriqin, drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Rakiq, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, policët serbë që kanë refuzuar zbatimin e saj.

Lajme të ngjashme