Behrami: Kurti nuk shkoi në festimet e 4 korrikut, sepse ambasada s’i dha fjalë rasti - NACIONALE

Behrami: Kurti nuk shkoi në festimet e 4 korrikut, sepse ambasada s’i dha fjalë rasti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Artan Behrami ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka bojkotuar festën e Ambasadës Amerikane për 4 korrik, pasi “nuk i dhanë fjalë rasti”.

Kështu ka pretenduar ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook:

“Çfarë inatçie primitiv, bre! Festimet e 4-korrikut i bojkotoi, sepse Ambasada nuk i dha fjalë rasti.

Në Samitin e NATO-s në Amerikë nuk e ftoi askush!”.

Ndryshe, Kurti nuk ishte i pranishëm në festën e Ambasadës Amerikane, anise ambasadori Jeff Hovenier konfirmoi se ka pasur ftesë.

Nacionale ka pyetur Qeverinë e Kosovës rreth mungesës së Kurtit atje, por nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme