Behrami: Kurti dhe Osmani qëllimisht po e zvarrisin certifikimin e rezultateve zgjedhore - NACIONALE

Behrami: Kurti dhe Osmani qëllimisht po e zvarrisin certifikimin e rezultateve zgjedhore

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për vonesa në certifikimin e rezultateve zgjedhore.

Ai ka bërë me dije se Kurti dhe Osmani qëllimisht po i përdorin institucionet shtetërore për të shkaktuar vonesa në këtë proces.

Sipas tij, zvarritje iu konvenon vetëm atyre.

Që nga 10 shkurti, kryeministri në ikje, Albin Kurti i amnistuar nga Presidentja në ikje, Vjosa Osmani, kanë përdorur institucionet shtetërorë për të krijuar vonesa të pajustifikueshme. Vonesat janë të qëllimshme dhe politike! Këto vonesa i konvenojnë vetëm Kurtit, ngase Qeveria e tij është e lirë, pa mekanizmin mbikëqyrës që është Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar Behrami për FrontOnline.

Ai ka vlerësuar se presidentja Osmani nuk duhet të hesht në këtë situatë.

Behrami ka thënë se Osmani është përgjegjësi për funksionimin e institucione të pavarura.

Është e pa-tolerueshme heshtja e Presidentes, e cila është përgjegjëse për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Kosova si kurrë më parë ka nevojë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, konstituimin e Kuvendit”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme