Behrami: Fletëvotime me çrregullim të numrit serik janë gjetur në çdo vendvotim ku janë rinumëruar votat
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë me dije se fletëvotimet me çrregullim të numrit serik janë gjetur në çdo vendvotim ku janë rinumëruar votat në Komunë të Mitrovicës së Jugut.
Ai ka vlerësuar se kjo tregon se manipulimi i votave në Mitrovicë nuk është rast i izoluar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se ky është një rregues i mjaftueshëm që zgjedhjet në Mitrovicë janë të manipuluar.
“Fletvotimet me çrregullim të numrit serik janë gjetur në çdo vendvotim ku janë rinumëruar votat. Kjo tregon se manipulimi i votave në Mitrovicë nuk është rast i izoluar, por i përhapur në të gjitha vendvotimeve. Tregues i mjaftueshëm që zgjedhjet në Mitrovicë janë të manipuluar”, ka shkruar Behrami.