Bëhet ngritja solemne e Flamurit të Kosovës në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë - NACIONALE

Bëhet ngritja solemne e Flamurit të Kosovës në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, për nder të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, është bërë ngritja solemne e flamurit.

Kjo ngritje e flamurit është bërë në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

Të pranishëm ishin presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Vlen të theksohet se përveç krerëve shtetërorë, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sot, Kosova e shënon 15-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt të vitit 2008, vendi, përmes një seance të jashtëzakonshme solemne, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane, iu dha fund përgjithmonë përpjekjeve për të qenë e nënshtruar.

Por përpjekjet e saj për mëvetësi nisën së paku tri dekada më parë. Shqiptarët refuzuan t’i nënshtroheshin regjimit agresor serb, duke nisur të ndërtonin sisteme të qëndrueshme në shëndetësi, arsim, sport e kultorë.

Lajme të ngjashme