Bedri Hamza premton rritje të pagave për 50% për mjekët, infermierët e personelin shëndetësor
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor.
Kështu ka thënë ai përmes një shkrimi në Facebook, ku fillimisht ka shkruar:
“Shëndetësia mundet ma mirë!”
“Rritje të pagave për 50% dhe kushte më të mira të punës për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor. Nuk do të ketë më kosto për pranimin e pacientëve, me aktivizimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore. Nuk do të ketë as lista të pritjes në spitalet publike. Në çdo spital do të aktivizohet sistemi digjital që përmban kartelën mjekësore të çdo pacienti, me qasje të lehtë nga mjekët.
Unë dhe ekipi im jemi të përkushtuar të bëjmë përmirësime të prekshme në shëndetësi dhe në jetën e qytetarëve tanë!” – ka thënë tutje Hamza.