BE: Situata në veri vazhdon të mbetet e brishtë, palët ta ruajnë qetësinë
Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, ka vlerësuar situata në veri të vendit vazhdon të mbetet e brishtë edhe pas largimit të barrikadave
Ajo ka thënë se BE-ja ka mirëpritur shtensionimin e situatës në veri.
Në një konferencë për medie, Massrali ka ftuar palët që të frenohen nga veprimet që e cenojnë paqen në këtë rajon.
“Ne kemi mirëpritur eskalimin e tensioneve dhe largimin e barrikadave. BE-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e kësaj, në koordinim me SHBA-në dhe KFOR-in. Situatat vazhdon të mbetet e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të frenohen e ta ruajnë qetësinë. T’i evitojnë veprimet që kanë potencial për të kthyer përshkallëzimin apo dhunën. EULEX-i vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është të bëhet progres i vërtetë dhe i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Massrali, raporton “Koha”.