BE shkeli marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë, thotë Edita Tahiri - NACIONALE

BE shkeli marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë, thotë Edita Tahiri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me heqjen e regjimit të vizave për pasaportat ilegale serbe për serbët e Kosovës – të lëshuara nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese Serbe – Bashkimi Evropian ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë ish-kryenegociatorja Edita Tahiri.

“BE-ja ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë duke njohur dokementet e strukturave ilegale serbe qe veprojnë ende në këtë fushë”, tha Tahiri në një përgjigje për Nacionalen.

”Me këtë veprim BE nuk e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ndërsa stimulon ndërhyrjet destabilizuese te Serbisë në Kosovë dhe mbarë rajonin…”, tha ajo.

Lajme të ngjashme