BE kërkon nga Kosova që çështjen e strukturave paralele serbe “ta trajtojnë në dialog"
Çështja e strukturave paralele serbe në Kosovë “duhet të trajtohet në dialog”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, referuar zhvillimeve të fundit pas intervistimit të disa punonjësve të strukturave paralele serbe në Shtërpcë, të cilët dyshohet për prishje të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Sa i përket mbylljes - për çka është zotuar qeveria kosovare - së këtyre institucioneve serbe që vazhdojnë të operojnë paligjshëm në Kosovë, BE tha se misioni i tyre për sundimin të ligjit (EULEX) po i vështron zhvillimet nga afër.
“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është në dijeni dhe do ta monitorojë këtë rast. Ne ritheksojmë se të gjitha çështjet dhe çështjet në lidhje me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të adresohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano në një përgjigje për Nacionale.