BE-ja pret nga Kosova e Serbia që t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut - NACIONALE

BE-ja pret nga Kosova e Serbia që t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi Peter Stano në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, ka deklaruar se puna për dialog po vazhdon, por BE-ja pret që të dy palët t’i ndërmarrin hapat për deeskalim.

“Puna në dialog po vazhdon. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht javëve të fundit se ka një pritje të qartë nga ana e BE-së që palët t’i ndërmarrin hapat e definuar shumë qartë për deeskalim, dhe t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Stano nuk ka treguar se kur mund të ketë një takim të radhës të nivelit të lartë, duke thënë që ende nuk ka një datë të saktë.

“Ne, po ashtu, kemi thënë shumë qartë se është e domosdoshme që dialogu i lehtësuar nga përfaqësuesi i lartë dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizimin e raporteve dhe aneksit për implementim, të bëhen pa ndonjë vonesë të re.” – është shprehur tutje ai.

Lajme të ngjashme