“BE-ja ka liruar të gjithë ndihmën financiare”, konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës - NACIONALE

“BE-ja ka liruar të gjithë ndihmën financiare”, konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.

Kjo është bërë e ditur gjatë një debati në Komisionin e Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian.

Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian, gjatë debatit ka treguar se BE-ja ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa.

Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, ka thënë Plecity.

Kurse, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka shprehur keqardhje për ngërçin politik që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Është për të ardhur keq që pasiguria dhe ngërçi politik kanë ngadalësuar ndjeshëm reformat e nevojshme që Bashkimi Evropian pret nga aplikantët, të cilat janë gjithashtu qartësisht jetike për vetë vendin. Ka shumë qartë fusha në të cilat Kosova ka bërë regres të ndjeshëm gjatë vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme