BE-ja shpreh pakënaqësi me thirrjet për të bojkotuar votimin dhe regjistrimin në veri - NACIONALE

BE-ja shpreh pakënaqësi me thirrjet për të bojkotuar votimin dhe regjistrimin në veri

2 javë më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për thirrjet e Listës Serbe për bojkotimin e votimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, si dhe për refuzimin e tyre për të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Në një përgjigje të dërguar mediave, BE ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në proceset demokratike.

Ne marrim në dijeni shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës lidhur me procesin për zgjedhjet e reja. Përkundër kësaj, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia nënkupton pjesëmarrje dhe realizimin e të drejtës për serbët e Kosovës që të shprehin qëndrimet e tyre në kutitë e votimeve”, thuhet në përgjigje, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Sigurimi i të dhënave më të reja për popullsinë ka rëndësi të veçantë pasi nuk është vetëm për të siguruar shpërndarjen e drejtë të mjeteve për komunat, por edhe për të ndihmuar në marrjen e informuar të vendimeve politike, planifikimet për shërbimet publike dhe adresimin e nevojave të ndryshme të grupeve të ndryshme demografike brenda popullatës”, tha BE-ja në reagim më tej.

Lajme të ngjashme