BE emëron Dirk Schübel si Përfaqësues të Posaçëm për Kosovën - NACIONALE

BE emëron Dirk Schübel si Përfaqësues të Posaçëm për Kosovën

1 orë më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Kosovën, me mandat dyvjeçar që nis më 1 shtator 2026.

Ai në këtë pozitë e pason Aivo Oravin, që shërbeu si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Schübel aktualisht drejton Divizionin për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

Më parë ka qenë i dërguar i BE-së për Partneritetin Lindor dhe shef i delegacioneve të BE-së në Bjellorusi dhe Moldavi.

Mandati i tij përfshin promovimin e një Kosove stabile, demokratike dhe shumetnike, mbështetjen e perspektivës evropiane, monitorimin e prioriteteve politike, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe forcimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Ai do të ofrojë gjithashtu udhëzim politik për misionin EULEX dhe do të mbështesë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme