BE do të zhvilloj një samit të përbashkët më Ukrainën në Kiev
Një samit i përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës pritet të mbahet më datën 3 shkurt në Kiev.
Lajmi u bë publik nga zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Përmes kësaj deklarate behët e ditur se fokusi kryesor i këtij samiti do të jetë mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
Kievi zyrtar bën me dije se në fokus të samitit do të jetë mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
“Palët diskutuan rezultatet e pritshme të samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratë.
Përfaqësues nga BE në ketë samit do të jenë Charles Michel dhe Ursula von der Leyen.