BE dënon ashpër veprimet e dhunshmë të protestueseve në Zveçan - NACIONALE

BE dënon ashpër veprimet e dhunshmë të protestueseve në Zveçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tomas Szunyog, shef i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Me anë të një shkrimi në Tëitter, Szunyog ka thënë se BE dënon fuqishëm veprimet e protestueseve sot në Zveçan,

BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër ushtarëve të KFOR-it që sigurojnë paqen”, shkroi Szunyog.

Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai tutje.

Lajme të ngjashme