Basha për Hysenin: Soji i tij na ka përfaqësu, specie e rrallë
Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i ka dalë në krah presidentes Osmani, pas deklaratave të ish-kryenegociatorit, Skender Hyseni.
Basha ka thënë se “soji” i Hysenit na ka përfaqësuar në bisedime me Serbinë.
Duke e sulmuar, Basha ka thënë se Hyseni është “specie e rrallë”.
Shkrimi i plotë:
Gjendja:
𝐃𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧 𝐊𝐧𝐮𝐭 𝐀𝐛𝐫𝐚𝐡𝐚𝐦: “Kosova ka plotësisht të drejtë të vendos për ligjet brenda territorit të saj dhe kjo vlen për çështjen e targave.”
𝐍𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐡ë 𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢: “…vendimi për targa është i ligjshëm, por para ligjshmërisë në këtë rast vijnë elemente të tjera.”
𝐍𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐡ë prapë 𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢, “Vjosa Osmani me qendrime si të Millosheviqit, Kurtin nuk do ta marrë më askush seriozisht.”
Tepër mirë jemi kur ta mendoj që soji tij na ka përfaqësu në bisedime. Vazhdoj me qenë i dëshpërum që s’jemi anëtarësu në UNESCO me pas fut këtë specie të rrallë bashkë me harmonikën e tij!