Basha godet Evropën: Historikisht kemi humb si pasojë e tyre - NACIONALE

Basha godet Evropën: Historikisht kemi humb si pasojë e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, në foltoren e Kuvendit ka goditur direkt Evropën, madje jo Bashkimin Evropian si formacion e organizim, por Evropën në kontekstin historik.

Ai ka thënë se shqiptarët historikisht kanë humbur prej tyre.

Shqiptarët i dojnë vlerat evropiane, amo Evropa nuk e ka tregu gjithmonë dashninë ndaj nesh. Mos me thanë që historikisht kemi humb si pasojë e Evropës.” – ka thënë Basha, në foltore të Kuvendit të Republikës.

Tutje ai ka folur edhe për “dashninë” e shqiptarëve për ShBA-të, dhe mënyrën se si ata e duan, sipas Bashës.

Shqiptarët e dojnë shumë Amerikën, ma shumë se çdo shtet tjetër. Ment na lanë mas Amerikës, por se dojna ma shumë se Kosovën” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme