Basha del kundër: Nuk e votoj këtë ligj - Konjufca kërkoi të mos i bëhej presion - NACIONALE

Basha del kundër: Nuk e votoj këtë ligj - Konjufca kërkoi të mos i bëhej presion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosje, Dimal Basha, ka refuzuar të marrë pjesë në votimin e Projekligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Ai ka pasur akuza edhe ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Basha ka thënë se nuk janë marrë për bazë vërejtje që ai i ka pasur dhe kësisoj nuk ka marrë pjesë në votimi duke ia pamundësuar pushtetit votimin e projekligjit.

Unë nuk marr pjesë në votim të këtij ligji, amandamentimi i ligjit ka qenë gabim, ligji ka shumë probleme. Ky ligj në këtë formë më shumë sjell probleme sesa zgjidhje. Shtëpitë duhet të legalizohen mirëpo në një formë tjerër, por jo ndërtesat. Janë të ndërtume pa leje, e kemi pa tërmetin në Turqi. Ndërtimet janë bërë pa leje, ne si deputet duhet me ba një zgjidhje të përhershme për të gjitha ndërtimet pa leje, por paraprakisht duhet me i ndal.” – ka thënë ai.

Basha pati mesazh edhe për ministrin Aliu.

Ministri në fjalë duhet me u marrë me ndalimin e ndërtimeve pa leje që ndodhin në krejt Kosovën.” – ka thënë Basha.

Ndaj tij u tentua të bëhej edhe presion, gjë që çoi në reagimin e kryetarit Konjufca që tha se deputetët të mos i bëjnë presion sepse nuk do të ndryshojë qëndrimin.

Lajme të ngjashme