Baraliu për situatën në Veri: Veprimi i Kurtit përbën hapin politik më të mençur nga Rambujeja e deri më sot - NACIONALE

Baraliu për situatën në Veri: Veprimi i Kurtit përbën hapin politik më të mençur nga Rambujeja e deri më sot

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Matematikani Bleron Baraliu, i njohur për qëndrimet e tij pro partisë në pushtet, përmes një shkrimi ka komentuar rreth situatës së krijuar në veri.

Baraliu tha se Kurti duke shtyrë masat për një muaj ka bërë një hap taktik politik e diplomatik, duke e klasifikuar si më të mençurin nga Rambujeja e deri më sot.

Nuk e argumentoi këtë qëndrimin e tij, me arsyetimin se ka shumë.

Më poshtë gjeni shkrimin pa ndërhyrje të Baraliut:

Duhesh me qenë ose injorant total në politikë ose zemërak i dorës së parë mos me kuptu që shtyerja e masave për një muaj nga qeveria Kurti përbën njërin nga hapat taktik politik e diplomatik më të mençur prej para Rambujesë e deri më sot.

Nuk po listoj arësyet, janë shumë, por mjafton të përmend mërgimtarët rrugës, Amerikën, dhe levin e forcuar karshi diplomacisë ndërkombtare për aksion vendimtar nga 1 Shtatori e më tej! Tani pyetja e vetme është 'nga 1 Shtatori e më tej'. Unë besoj!

Lajme të ngjashme