Baraliu: Asociacioni në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës
Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Barliu, tha se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe si I tillë është i pa pranueshëm.
"Nuk mund të ketë thjeshtë asociacion e të mos ketë kundërshtim me Kushtetutën, në radhë të parë sepse është në baza etnike dhe në radhë të dytë sepse ka kompetenca ekzekutive me marrëveshjen e viti 2013. Qeveria jonë ka përgjegjësi dhe obligime sepse me premtime të tilla ka ardhur në pushtet dhe e ka kundërshtuar si në opozitë si dhe tash.
Çka po kërkon Serbia po pranon bashkësia ndërkombëtare për ta privilegjuar dhe prioritizuar një marrëveshje në mesin e 33 të barabartave në dëm të Kosovës. Kjo qeveri dhe çfarë do qeveri tjetër që nuk ka mundur ta zbatoj e as kjo nuk mund ta zbatoj sepse duhet ta kuptoj bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë Asociacioni është i pa pranueshëm nga opinioni publikë dërmues dominant në Kosovë”, tha ai për EO.
Tutje Baraliu në një intervistë për Ekonomia Online u shpteh se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar të përmbush një zotim të tyre, siç është marrëveshja përfundimtare me Serbinë.
“Mendoj që do të duhej të mbizotëroj arsyeja në të dy anët, edhe nga ana e ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe të mirëkuptojnë situatën dhe pozitën e qeverisë sepse thjesht Asociacioni bazuar në Kushtetutën është i pa pranueshëm. Ato marrëveshje që janë krijuar më herët nga qeveritë të tjera, thjeshtë është vështirë sepse është deklaruar opinioni publikë kundër këtyre marrëveshjeve prandaj nuk ka as gjë të pa qartë”.“
