Banorët shqiptarë 'kujdestarojnë' në Lagjen e Boshnjakëve, policia vjen herë pas here - NACIONALE

Banorët shqiptarë 'kujdestarojnë' në Lagjen e Boshnjakëve, policia vjen herë pas here

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë kaluar tashmë më shumë se tre orë që nga shpërthimi i granatës së dorës në Lagjen e BoshnjakëveMitrovicë të Veriut.

Situata duket të jetë e qetë, megjithatë Nacionale ka arritur të mësojë nga vendi i ngjarjes se banorët shqiptarë janë duke "kujdestaruar".

E gjithë kjo ka ardhur pas shqetësimeve të fundit, të prodhuara nga shpërthimi i orës 20:42.

Tutje, gazeta jozyrtarisht ka mësuar nga banorët që janë duke qëndruar aty se policë nuk ka, por që të njëjtit vinë herë pas here.

Policia gjithashtu e ka konfirmuar se nga dy shokë-bombat e hedhura, fatmirësisht nuk ka të lënduar e as dëme materiale.

Lajme të ngjashme