Banesë, veturë dhe dy kredi në bankë: Kjo është pasuria e ministres Nagavci
Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimet e pasurive të zyrtarëve publikë. Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci është në mesin e atyre që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Por çfarë ka deklaruar zonja Nagavci në Agjencinë Kundër Korrupsionit këtë vit?
Në deklarimin e saj, Ministrja Nagavci ka treguar se posedon një banesë prej 84 metrash katrorë, e cila është blerë në vitin 2016 në vlerë prej 54 mijë eurosh.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se posedon një veturë të tipit Renault me vlerë prej 18 mijë eurosh.
Ministrja Nagavci ka deklaruar se ka një shumë prej 2300 eurosh në para të gatshme të kursyera në bankë.
Nagavci ka deklaruar edhe dy kredi, njëra në vlerë të mbetur 18 mijë e 700 euro ndërsa tjetra 1 mijë e 700 euro.