“Banesë, shtëpi…”: Pasuria “përrallore” e çiftit Osmani, deklarojnë kredi mbi 100 mijë euro - NACIONALE

“Banesë, shtëpi…”: Pasuria “përrallore” e çiftit Osmani, deklarojnë kredi mbi 100 mijë euro

1 javë më parë

nga NACIONALE

Agjencia për Parandalimin e Pasurisë ka publikuar deklarimin e pasurisë për vitin 2024. Në regjistrin e deklarimi është edhe i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë regjistër, Osmani bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriun, kanë në pronësi një banesë 67 metra katrorë, një shtëpi 150 metra katrorë, dy banime në varg, njëra me 244 metra katrorë e tjetra më 218 metra katrorë.

Vetëm vlera e njërës prej banimit në varg e blerë në vitin 2023, kushton hiç më pak se 510 mijë euro.

Osmani ka deklaruar edhe një veturë Mercedes Benz, në vlerë prej 10 mijë eurove, që është në pronësi të bashkëshortit.

Osmani ka deklaruar kredi në vlerë prej 40 mijë eurove dhe një tjetër prej 65 mijë euro.

Lajme të ngjashme