Bajrami: VV me duartrokitje e dërgoi vendin sërish në zgjedhje
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me duartrokitje e dërgoi vendin sërish në zgjedhje.
Në një shkrim në Facebook, ajo u shpreh se Albin Kurti për herë të dytë e ktheu prapa besimin e popullit.
“LVV me duartroktije e dërgoj vendin përsëri në zgjedhje, sepse Albin Kurti nuk don me qeverisë, ai don me sundu.
Ai për të dytën herë e kthej prapa besimin e popullit”, ka shkruar ajo.