Bajrami: Shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftuan se do të shpërndahen 100 euro për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç dhe për pensionistët.
Për deputeten e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, një veprim i tillë në kohë fushate është "skemë e korrupsionit publik."
Bajrami kujtoi se, ndërsa Qeveria ndan para nga buxheti i shtetit, investimet kapitale në vitin 2024 janë më të ulëta se në vitin 2017 e 2018.
"Shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik. Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota." - tha Bajrami.