Bajrami, Kurtit: Opozita më e fort e juaja sot është Kurti i opozitës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të ulet me sindikata dhe të gjej një zgjidhje për ndërprerjen e grevës.
Në debatin parlamentar që po mbahet sot në Kuvend, ajo ia ka përmendur kryeministrit Kurti zotimet që i kishte bërë sa ishte në opozitë.
“Opozita më e fort e juaja sot është Kurti që ka qenë në opozitë”, ka thënë ai.
Ajo ka thënë se qeveria po tallet me grevistët, duke ua përmendur miratimin e projektligjit për pagat.
Bajrami ka thënë se ky projektligj nuk mund të miratohet shpejtë, ashtu siç po pretendon opozita.
"Kjo është tepër negative për të ndodhur në një shtet. E pritem me padurim takimin tuaj me SBASHK-un, por ajo çka pamë ishte që ju kryeministër u kishit raportuar për vendime që SBASHK-u tashmë i dinte. Ne nuk po i përkrahim grevat, por kërkesat legjitime të mësimdhënësve. Sepse sipas Bankës Botërore kemi inflacion 19 për qind dhe me kërkesën prej 100 eurosh kjo është në proporcion madje kërkesë më e vogël krahasuar inflacionin. Ne i përkrahin kërkesat”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se LDK-ja i përkrah rekomandimet që PDK-ja i ka prezantuar sot në seancën parlamentare për grevën.