Bajrami: Kurti shfaqi hapur apetitet e tij të frikshme për të kapur sistemin e drejtësisë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për sulmet e tij ndaj sistemit të Drejtësisë.
Bajrami ka thënë se Kurti mbrëmë shfaqi apetitin e tij të frikshëm për të kapur sistemin e drejtësisë.
“Mbrëmë, Kurti shfaqi hapur apetitet e tij të frikshme për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për të rrënuar rendin kushtetues të vendit. Mos harroni, po bëhen katër vite që Kurti ka qenë kryeministër, me shumicë parlamentare në Kuvend, me qeveri pa koalicione dhe pa pasur asnjë pengesë, por sipas tij, drejtësia e ka penguar, prandaj atij nuk i mjafton të jetë kryeministër; ai po kërkon të bëhet mbret.” – ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka përmendur disa nga dështimet e Qeverisë Kurti.
Shkrimi i plotë: