Bajrami: Kurti e ka gabim, veprimet e tij nuk po e shtrijnë sovranitetin në veri - NACIONALE

Bajrami: Kurti e ka gabim, veprimet e tij nuk po e shtrijnë sovranitetin në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është shprehur e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri, të cilat kanë nxitur kritika të shumat të aleatëve.

Ajo ka bërë me dije se si deputete e Kuvendit të Kosovës është e thirrur ta mbroji interesin e vendit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Barjami ka shkruar se kryeministri Albin Kurt e ka gabim.

Sipas saj, Kurti nuk po e shtrin sovranitetin në veri.

Unë si deputete e Kuvendit të Republikës jam e obliguar t'i qendroj besnike të vërtetës dhe interesave të vendit: Albin Kurti e ka gabim. Veprimet e tij nuk po e shtrijnë sovranitetin në veri. Që tri vjet e gjysmë Kurti duke mos pasë as edhe një rezultat në ekonomi, drejtësi, arsim dhe shëndetësi, ka kriju skena në veri duke i kthyer kundër nesh pothuaj të gjithë aleatët. Këto veprime janë dënuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdimisht, na kanë izoluar, na kanë vënë nën sanksione dhe kanë minimizuar mbështetjen për të cilën Kosova ka punuar kaq shumë. Sot Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht Kosova ka ngelë pa aleatë. Ndërkohë, Kurti paraqitet si "patriot" përmes këtyre ''aksioneve'' duke i dhanë shansë Serbisë dhe Vuçiqit të përfitojnë nga këto sjellje, ka rehabilituar imazhin e Serbisë e po forcon kapacitetet e e saj ushtarake”, ka shkruar ajo.

Ajo ka vlerësuar se me këto veprime Kurti po e fuqizon Serbinë.

Marrëveshja e fundit Serbi-Francë për blerjën e avionëve luftarakë në vlerë prej 2.8 miliardë eurosh është pasojë e drejtpërdrejtë e sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë sonë. Mjafton të shikoni këtë marrëveshje për të kuptuar se ku është Serbia sot dhe ku është Kosova. Ky nuk është thjeshtë një dështim diplomatik, është një katastrofë strategjike. E vërteta sado e hidhur dhe jopopullore duhet thënë zëshëm: Kurti po e çon Kosovën drejt një rruge të rrezikshme dhe nuk bëhet fjalë këtu vetëm për izolim. Sot në kohë krizash e fragjilitet sigurie është e qartë më shumë se çdo herë tjetër që na duhet koordinimi me aleatë, sepse KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në atë pjesë të vendit. Pse është kaq e vështirë për t'u kuptuar kjo?”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, është koha që Kosova t`i rikthej aleancat që i ka pasur.

“Republikës i duhet një udhëheqje që prioritizon stabilitetin, sigurinë dhe pozitën ndërkombëtare të saj. Është koha të rikthejmë aleancat tona, të rindërtojmë marrëdhëniet diplomatike dhe të sigurojmë që Kosova të mbetet një anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar. E ardhmja jonë varet nga kjo dhe nuk duhet të pushojmë derisa të kemi një qeveri që interesat e shtetit i vendos para atyre të partisë”, është shprehur Bajrami.

Lajme të ngjashme