Bajrami kritikon Qeverinë Kurti pasi Kosova doli si vendi i dytë më i varfër: Rendit disa probleme - NACIONALE

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti pasi Kosova doli si vendi i dytë më i varfër: Rendit disa probleme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar statistikat e “World of Statistics”, ku Kosova rëndit si shtetit i dytë më i varfër në Evropë, pas Ukraninës që është e para.

Bajrami për këtë rezultat ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e investimeve kapitale, tenderët njëburimorë e të tjera.

“Sipas World of Statistics, Kosova është vendi me i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila tash e dy vjet e gjysmë është në luftë me Rusinë”

“S’ka si të jetë ndryshe, sepse që katër vite investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria.” – ka shkruar ajo.

Ajo ka përmendur edhe ikjen e fuqiësë punëtore.

“Për me tepër gjendja ekonomike në vendin tonë po përkeqësohet edhe nga shkalla alarmante e ikjës së fuqisë punëtore nga vendi. Kosova po humbë pasurinë e saj më të vlefshme - njerëzit e saj, për shkak të mungesës së mundësive dhe humbjes së shpresës për një të ardhme më të mirë. Kjo ikje e fuqisë puntore por edhe "largimi i trurit" jo vetëm që po e dobësojnë ekonominë tonë, por gjithashtu po e privon vendin tonë nga kapitali njerëzor me së i nevojshëm për zhvillim dhe inovacion.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi i saj i plotë:

Lajme të ngjashme