Bajrami i reagon sërish Hekuran Muratit: Atë që e quani rren, e ka publikuar Zyra Kombëtare e Auditimit - NACIONALE

Bajrami i reagon sërish Hekuran Muratit: Atë që e quani rren, e ka publikuar Zyra Kombëtare e Auditimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar sërish ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Kjo ndërlidhur me shpenzimet për derivate, bazuar në gjetjet e Auditorit.

Bajrami ka thënë se ajo që ministri e quan rren, është e shkruar në raportin e Auditorit, Zyrë e cila kryesohet nga motra e këshilltares së Kurtit. Sipas Hykmete Bajramit.

Postimi:

Disa shpjegime të thjeshta për ministrin e mashtrimeve dhe dështimeve

Meqë jeni shumë të ngarkuar me propagandë dhe mbulim të mashtrimeve e dështimeve prej mungesë së çerdheve e deri te mungesa e banesave sociale, po ju shpjegoj disa gjëra elementare.

Rrena është kur dikush e thotë një pohim, mohim, konstatim që s’ka asnjë bazë dhe s’mund të vërtetohet.

Fakti është kur e them se Zyra Kombëtare e Auditorit shkruan në raport se janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante unë e bazohem pikërisht në raport zyrtar, në raport të publikuar që është lehtë e vërtetueshme.

I referohem Zyrës Kombëtare të Auditorit sepse edhe unë i besoj pavarësisht se keni kapur dhe instrumentalizuar secilin institucion nga AKI-ja e deri te Policia e Agjencitë tjera të pavarura.

Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo dal edhe kundër raportit të vetë e ju mbron juve.

Manipulimeve po ju vjen fundi.

Lajme të ngjashme