Bajrami i quan “mashtrues dhe abuzues të vullnetit të popullit” VV-në: 66 vota i keni e veç një kandidat?
Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka quajtur “mashtrues dhe abuzues të vullnetit të popullit” partinë Vetëvendosje pas ‘marifetit’ të nxjerrjes së veç një kandidati për president, duke i pasur 66 numra në Kuvend, dhe duke kërkuar kandidat nga opozita për garë presidenciale në Kuvend.
Postimi i Bajramit:
Mashtrues,
66 vota i keni, sa herë është zgjedhë presidenti, edhe kundërkandidatin e ka propozu partia prej të cilës ka ardhë presidenti, pra 66 deputetë mund t'i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë.
Por, ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë.
Prapë po doni me lujtë me kartën e përgjegjësisë a? Jo kesaj here nuk ka me ju ecë. Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër.
Sa ma lart ngjitesh, ramja dhemb më shumë, por në rastin e juaj ramja është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit.